telefono 24 ore: +355 (0) 67 - 200 42 82
Rezonance Magnetike 1.5 Tesla
Rezonanca Magnetike (MRI)
Rezonanca magnetike është një shkencë mjekësore e teknologjisë së lartë me aparatura shumë moderne për të krijuar imazhe të indeve, organeve, kockave dhe enëve të gjakut, siç janë përcaktuar nga mjekët, për të ndihmuar në diagnozën e sëmundjes ose dëmtimit.
Rezonanca magnetike nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet x).Për të krijuar imazhe të trupit, kjo disiplinë përdor valët e zërit.
Imazhet mund të tregojnë se si trupi, organet e brendshme dhe strukturat e tij po funksionojnë në mënyrë efektive.
Eshtë një ekzaminim imazherik joinvaziv, pa dhimbje që përdor valë elektromagnetike per te ndihmuar mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme , kur metodat e tjera radiologjike janë të pamjaftueshme.
Rezonanca Magnetike,mundeson imazhe të detajuara të kockave, indeve të buta, organeve dhe virtualisht të gjitha strukturave të tjera të brendshme të trupit. Te cilat i mundësojnë mjekut të vlerësojë më mirë pjesët e trupit dhe patologji të veçanta që nuk mund të përcaktohen në mënyrë të përshtatshme me metodat e tjera të imazherisë. Rezonanca Magnetike jep informacion të detajuar jo vetëm për strukturën e një organi po edhe për funksionin e tij. Rezonanca Magnetike nuk paraqet ndonjë rrezik për pacientin kur ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.
Funksioni i Rezonances Magnetike.
Rezonanca magnetike nuk ka radiacion ajo përdor fushën magnetike qe përfitohet nga rryma elektrike.
Nën ndikimin e të cilës molekulat e lëngut të trupit të pacientit që gjenden në fushë magnetike japin informata të sakta për strukturën e organeve, si edhe për patologjinë eventuale. Valët elektromagnetike drejtohen tek protonet ,në zonën e trupit tuaj që do të studiohet ,te cilet ndryshojnë pozicionin e tyre, duke prodhuar sinjale qe rregjistrohen nga bobina. Më pas një soft përpunon informacionin dhe nxier një seri imazhesh me shtresa të holla të trupit që përpunohen në pamje 3 dimensionale shumëplanëshe.Rezonanca magnetike tregon diferencen në përmbajtjen e ujit në inde të ndryshme të trupit. Funksion i cili mundeson zbulimin e çrregullimeve në zonat e sëmura të trupit, qe sjellin prishjen e ekuilibrit të lëngjeve në qelizë dhe jashtë saj.
Rezonanca Magnetike përdoret për të diagnostikuar :
Sëmundje të mëlçisë ose organeve të tjera , tumoret e kraharorit, abdomenit ose pelvisit - patologjitë funksionale dhe anatomike të zemrës, anomali dhe sëmundje vaskulare, arteriale dhe venoze. Patologjitë e tëmthit dhe rrugëve hepatobiliare (MRCP) si alternative e ERCP invazive. - tumoret dhe anomalitë e tjera të organeve riprodhuese. Dëmtimet e meniskut,muskujt,frakturat ,patologjitë e diskut spinal (p. sh, hernia diskale),dëmtimin e shtyllës kurrizore,tumoret që përfshijnë kockat dhe kyçet.Rezonanca Magnetike eshte e pershtatshme per te gjitha moshat.Qartesia dhe detajet e imazhit e bejne rezonancen magnetike një mjet të pazëvendësueshëm në vlerësimin e shumë patologjive te trurit, përfshirë dhe tumoret. Rezonanca magnetike e indeve të buta të trupit – siç është zemra, mëlçia dhe shumë organe të tjera – kanë një ndjeshmëri të madhe për të identifikuar dhe karakterizuar patologjitë dhe lezionet lokale në krahasim me metodat e tjera të imazherisë. Rezonanca magnetike është metoda më e vlefshme në diagnostikimin e shumë patologjive përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ato të sistemit muskuloskeletal.Rekomandohet per pacienten me risk te larte per zhvillimin e kancerit te gjirit Rezonanca Magnetike e gjithë trupit është ekzaminim i detajuar i gjithë trupit dhe përdoret në diagnostikimin dhe percaktimin e shkallës së përhapjes të shume patologjive.
